11:04 / E Hënë, 12 Shtator 2022 / B O

Rikthimi i Premierligës është në dyshim, s’ka kamionë për transmetim televizivë!

Rikthimi i futbollit në Premier League përballet me një problem tjetër, e që ndërlidhet me vdekjen e mbretëreshës Elizabetë.

Sky Sport ka marr të drejtën për transmetimin e funeralit të mbretëreshës dhe do ta mbulojë për 24/7 në orë.

Por, mbulimi i kësaj ngjarje do të shkaktojë mungesë të kamionëve televizivë.

Oficerët nga i gjithë vendi do të zhvendosen në kryeqytet, kështu që ndeshjet që zhvillohen në Londër janë me rrezik të shtyerjes.

Derbi mes Chelseat e Liverpoolit është njëra nga ato ndeshje që pritet të shtyhet në fundjavë.

Poashtu, ka dyshime që edhe ndeshja e Europa League mes Arsenalit e PSV-të shtyhet./Indeksonline/