18:18 / E Martë, 16 Mars 2021 / A. A

‘Rikthimi i Zotit’/ Reagon trajneri i Suedisë pas deklaratës së Ibrahimoviqit

Zlatan Ibrahimoviq është rikthyer në kombëtaren e Suedisë, për herë të parë pas pesë vitesh.

Sulmuesi i Milanit ka zgjedhur një koment të jashtëzakonshëm për t’i njoftuar ndjekësit e tij për këtë lajm.

‘Rikthimi i Zotit’ ka shkruar Ibrahimoviq në Twitter.

Këtë postim të tij e ka komentuar përzgjedhësi i Suedisë, Janne Andersson. “Ajo është mënyra se si Zlatani trajton gjërat. Nganjëherë ai bën njoftimet e rëndëishme në këtë mënyrë. Ky është Zlatani dhe kjo nuk përbën problem për mua” deklaroi Andersson.

/Indeksonline/