21:35 / E Premte, 13 Nëntor 2020 / V R

Rina Balaj gati për rikthim, sjell detajet e projektit të ri

Është tërhequr herë pas here nga muzika, por Rina Balaj tashmë është gati për një rikthim me një projekt të ri.

Prej ditësh reperja dhe këngëtarja e njohur ka sjellur fotografi të ndryshme në rrjetet sociale për të nxitur kureshtjen e adhuruesve.

Ndërsa, në një foto të publikuar së fundi, Rina ka zbuluar detajet e shumë pritura nga fansat e saj.

Ajo ka bërë të ditur se kënga e re mban titullin “Zjarr”, dhe do të publikohet me 20 nëntor në ora 21:00.

Kujtojmë që pas një karriere të shumë përfolur si repere, Rina së fundi është përkushtuar më shumë në zhanre tjera.

Ndryshe, ajo po e jeton prej kohësh një histori dashurie me këngëtarin, Sin Boy./Indeksonline/