12:59 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

Rina Balaj i “kontribuon çështjes”, flet rreth princit Harry dhe Meghan Markle

Pas një pauze që kishte bërë, është rikthyer për t’u angazhuar nëpër projekte të reja muzikore.

Ajo gjithashtu është aktivizuar edhe nëpër mediat sociale, ku shfaqet vazhdimisht, shkruan Indeksonline.

Madje ajo së fundmi është “preokupuar” me një çështje mjaft të përfolura nëpër mediat botërore, pasi prince Harry dhe Meghan Markle u larguan nga familja mbretërore për të bërë një jetë të qetë larg Mbretërisë së Bashkuar.

Ajo ka vendosur në InstaStoryn e saj, një lajm rreth një deklarate të babait të Meghanit.

“Njerëz të pasur… Ata mundohen të manipulojnë babanë e saj të flasë të pavërteta për vajzën e tij, ose tentojnë ta kërcënojnë ata”, ka shkruar ajo, duke dhënë opinionin e saj për këtë çështje që ka vërshuar mediat në të gjithë botën. /Indeksonline/