19:07 / E Enjte, 28 Mars 2019 / indeksADMonline

Rinia s’po e do, Dhurata Hoxha takon pensionistët

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka takuar sot pensionistët.

E kritikuar dhe aspak e preferuar nga rinia kosovare për shkak të premtimeve boshe që kishte vitin e kaluar për liberalizimin e vizave, Hoxha ka zgjedhur një shtresë tjetër të respektuar për të ndarë hallet.

“Takimi me pensionistet, është më shumë se emocional sepse ne jemi edukuar dhe rritur nga dashuria, duart dhe kujdesi i tyre.

Mosha e artë, ju paçim” shkruan Dhurata Hoxha në Facebook./Indeksonline/