15:53 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Rinis takimi mes Kurtit e Mustafës, ende nuk ka marrëveshje

Ka rinisur sërish takimi mes Albin Kurtit, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Isa Mustafa, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës për të arritur marrëveshje bashkëqeverisëse.

Ky është raundi i dytë i takimit, pasi që më herët u ndërpre vetëm gjysmë orë pasi që kishte rinisur.

Derisa Kurti më herët tha se shpresojnë në arritjen e marrëveshjes, Isa Mustafa ende nuk e ka thënë asnjë fjalë për mundësinë e arritjes së marrëveshjes.

Takimi i dyshes, pa praninë e të tjerëve, po mbahet në Kuvendin e Kosovës./Indeksonline/