Rinisin gërmimet për gjetjen e trupava në Suhodoll të Mitrovicës
Në Suhodoll të Mitrovicës, kanë filluar gërmimet për gjetjen e trupava të personave që dyshohet se u vranë e varrosën gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Ekipi i mjekësisë ligjore së bashku me EULEX-in kanë dalë qysh në mëngjes në këtë vend.
Atje janë gjetur 104 trupa, por dyshohet se mund të jenë edhe 3-4 të tjerë si dhe mbetje mortore të trupave që janë nxjerrë tashmë.
Bajram Qerkini themelues i shoqates “Zëri i i Prindërve” në Mitrovicë tha për Klan Kosovën se informatat që këtu mund të gjenden më shume trupa sesa që janë gjetur deri më tani iu kanë ardhur nga KFOR-i francez , popullata, persona të njohur me te cilët bashkëpunon kjo shoqatë për informata të tilla, njofton Klan Kosova.