09:22 / E Enjte, 05 Shtator 2019 / indeksADMonline

Rinovohet kontrata, Formula 1 në Monza deri më 2024

Këtë fundjavë Formula 1, do të ketë ndalesën e radhës që do të jetë në pistën mitike në Monzas të Italisë.

Pikërisht me garën e këtij sezoni përfundonte edhe kontrata e cirkuitit italian me FIA-n, por vetëm pak ditë para skadencës së marrëveshjes së mëparshme është rinovuar kontrata midis pistës së Monzas dhe Formulas 1 që do të zhvillohet në këtë cirkuit deri në vitin 2024.

Me rastin e festës së 90-vjetorit të skuadrës së Ferrarit që është mbajtur në Piazza Duomo në Milano, Sticchi Damiani, ka zyrtarizuar akordin për zhvillimin e Formula 1 deri në vitin 2024 në pistën e Monzas.