08:01 / E Premte, 22 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Rinumërohen votat e 78% të vendvotimeve

Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate po vazhdon rinumërimi i votave të vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i.

Në ditën e nëntë, pra të enjten, janë rinumëruar votat e 133 vendvotimeve.

Deri tani janë rinumëruar votat e 1101 vendvotimeve ose 78.25% nga 1407 vendvotime gjithsej.

Ndryshe, procesi i rinumërimit të votave pritet të përfundojë brenda kësaj jave, ditën e diel, që shihet si më e mundshmja nga zyrtarët e KQZ-së.