23:41 / E Diele, 24 Maj 2020

Rishfaqet Kim Jong Un, mbledh ushtarakët e lartë për kapacitetet nukleare

Televizioni shtetëror koreano-verior transmetoi video të liderit Kim Jong Un teksa merrte pjesë në një mbledhje ushtarake për të diskutuar politika të reja për të rritur kapacitetet nukleare të vendit, pavarësisht bisedimeve për denuklearizim me Shtetet e Bashkuara.

Kjo ishte shfaqja e parë e Kim në publik, pas 3 javësh, kur doli në ditën e punëtorëve ndërsa gjatë 2 muajve të fundit janë shtuar dyshimet për shëndetin e tij, gjatë periudhës së pandemisë koronavirus.

Koreja e Veriut ka vendosur në vend masa strikte anti-Covid, pavarësisht se ka raportuar për më shumë se dy muaj se në vend nuk është shënuar asnjë rast.

Mos i humb