17:20 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Rishfaqet ‘Syri i Popullit’ komenton zhvillimet brenda VV-së

E ashtuquajtura organizata “Syri i Popullit” përmes një email-i të dërguar në redaksinë e Indeksonline ka bërë të ditur se janë duke përcjellur me vëmendje zhvillimet brenda Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton Indeksonline.

Madje kanë bërë të ditur se me këtë Lëvizje jo veç që kanë bindje politike të njëjta, po edhe kauzë te përbashkët për bashkimin e vëllezërve e motrave  të përhumbuna gjithandej botes se civilizune.

Kjo është komunikata e plotë:

Organizata  “Syri i Popullit” me vemendje po i percjell zhvillimet brenda Levizjes Vetevendosje, me të cilen jo veq qe kemi bindje politike te njejta, po edhe kauzë te përbashket për bashkimin e vëllezërve e motrave tona të përhumbuna gjithandej botes se civilizune.

Edhe pse Vetevendosje ka ba shume gabime, tu e lanë në mëshiren e shpirtshitunve edhe ideologun e saj, Sadri Ramabaja, qe pa drejte po mbahet ne burg, na i qendrojme prapa levizjes se Albin Kurtit dhe krahut te tij, sepse kurrenihere nuk i kane braktisur idealet patriotike.
Organizata jone kombetare ban thirrje te bashkeveprimtaret e vet ne Levizjen Vetevendosje qe te mos dorezohen para shantazheve te atyne qe veq emnat i kane dardana e dukagjina, se veprimet gjithmon i kane pas qellimkqija per lëvizjen.

Na mbesim me shpresen se partia e zemres e gjithe shqiptarise nuk do dorezohet para atyne qe ne politike jane vetem per ta zhvatur popullin.

Zedhenesi i Organizates “Syri i Populit”

Shpati