17:05 / E Mërkurë, 09 Shtator 2020 / indeksADMonline

Risitë shokuese të natyrës: Bimët njohin familjaret e tyre dhe dine të numërojnë

Sipas një studimi nga ekspertë të Universitetit të Padovës, të publikuar në Journal of Comparative Psychology , Nature-Scientific Reports and Psychological Bulletin & Reviews, disa bimë janë në gjendje të njohin të afërmit e tyre, të marrin vendime dhe madje edhe të numërojnë, raporton tgcom24

Ata analizuan reagimin e bimëve ndaj stimujve të jashtëm, dhe vunë re se ato kanë funksione njohëse.

“Janë të shumta provat që vërtetojnë teoritë se bimët janë të afta të përgjigjen ndaj stimujve, duke komunikuar, kujtuar, vendosur dhe madje duke numëruar, ka deklaruar Umberto Castiello nga Universiteti i Padovës “.

Ekipi analizoi një lloj bime të quajtur: “Venus Flytrap” dhe disa specie Dionaea, ose “Ventila e Venusit”. Ato ishin në gjendje të llogarisnin numrin e hapave nga gjahu i saj.

“Ne kemi vënë re se bima bllokon gjahun atëherë kur insekti lëviz dy herë brenda një kohe maksimale prej 20 sekondash, duke ndihmuar bimët të kujtojnë sinjalin e parë për një kohë të shkurtër”. Sipas ekspertëve, bimët mund të kenë nevojë të numërojnë hapat e presë së tyre për të kursyer energji dhe në këtë mënyrë të lokalizojnë burimet e tyre.

“Pyetja që duhet t’i bëjmë vetes, nuk është nëse bimët kanë apo jo organizma njohës, por mënyra se si ata i përdorin aftësitë e tyre njohëse”, ka përfunduar shkencëtari.