11:17 / E Martë, 19 Tetor 2021 / B O

Rita dhe i dashuri i saj marrin vëmendjen në premierën e “Eternals”

Rita Ora dhe i dashuri i saj, Taika Waititi kanë qenë së bashku mbrëmë në premierën e “Eternals” në Los Angelos.

Rita, 30-vjeçare dhe Taika, 46 vjeç, dukeshin të lumtur krah njëri -tjetrit teksa përqafoheshin dhe buzëqeshnin për kamerat.

Rita Ora kishte veshur një fustan të bardhë me një model asimetrik të prerjes në gjoks, ndërsa regjisori i “Thor: Love and Thunder” dukej elegant me një kostum gri dy pjesësh me detaje me vija./Indeksonline/