20:00 / E Diele, 09 Prill 2023 / AR

Rita në rolin e njerkës, shihet me fëmijët e bashkëshortit

Rita Ora është parë duke buzëqeshur teksa luante rolin e njerkës me fëmijët e bashkëshortit të saj, Taika Waititi.

Krijuesja e një sërë hiteve, 32-vjeçare, dukej e lumtur duke shijuar një karnaval të Pashkëve me dy të rinjtë në “The Showring Entertainment Quarter” në Sydney.

Çifti shijuan një kohë të mirë me fëmijët, Matewa, shtatëvjeçare dhe Te, dhjetëvjeçare.

Nga ana tjetër, Taika u pa me një bluzë ngjyrë vjollcë, shall të ngjashëm, syze dielli si dhe një kapelë të kuqe.

Regjisori i filmit ishte i martuar më parë me Chelsea Winstanley, me të cilën u nda pas shtatë vitesh.

Chelsea gjithashtu është një producente filmash në Zelandën e Re.

Winstanley shërbeu gjithashtu si producente për filmin horror të Taika Waititit të vitit 2019, “What We Do in the Shadows” dhe “Jojo Rabbit”.