22:22 / E Enjte, 21 Maj 2020 / indeksADMonline

Rita Ora duartroket punëtorët e kujdesit shëndetësor për ‘luftën’ ndaj pandemisë Covid-19

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, po vazhdon izolimin në shtëpinë e saj në Londër.

Por, Rita asnjëherë nuk ka harruar të tregoj mbështetjen dhe mirënjohjen e saj pë rata që qëndruan në vijnë e parë gjatë gjithë periudhës së pandemisë, punëtorët e shëndetit, pjesë e të cilëve është edhe nëna e saj, Vera Sahatçiu-Ora.

Në Britaninë e Madhe për të nderuar mantel-bardhët tash e sa kohë në rrjetet sociale është nisur një fushatë e veçantë falënderimi, ku nuk ka munguar sa përkrahja nga ana e artistes, Rita Ora

Rita përmes një InstaStory shihet duke duartrokitur për të gjithë mantel-bardhët, ku shkruan “duartrokit sepse ne kujdesemi, duartrokit për ata që kujdesen për ne”.

Kujtojmë që nëna e Ritës, Vera është psikiatre me profesion dhe gjatë pandemisë ka shërbyer në Repartin e Aksidenteve dhe Emergjencave në NHS (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar)./Indeksonline/