13:12 / E Mërkurë, 01 Maj 2019 / indeksADMonline

Rita Ora kërcen me ‘Bugattin’ e Skerdit dhe Gjikos

Rita Ora mbrëmë ka mbajtur koncert në Milano të Italisë, ku fansa të shumtë u kënaqën me performancën e saj të zjarrtë.

Por, këngëtarja kosovare nuk u mjaftua me kaq dhe mori pjesë edhe në afterpartyn e këtij koncerti, ku mes tjerash vallëzoi edhe me këngë shqipe.

Në një video të postuar në Instagram, Rita shihet se si e buzëqeshur vallëzon me këngën e Skerdit dhe Gjikos “Si Bugatti”, hit ky me të cilin duket se as Rita nuk mundi të rezistojë pa kërcy.