22:07 / E Shtunë, 12 Janar 2019 / indeksADMonline

Rita Ora me dy nominime në ndarjen e çmimeve ‘Brit Awards’

Sukseset e këngëtareve shqiptare në botë po shtohen çdo ditë e më shumë.

Pas Dua Lipës e cila u nominua katër herë në ndarjen e çmimeve prestigjioze ‘Brit Awards’, në këtë listë nuk ka munguar as këngëtarja tjetër Rita Ora, shkruan Indeksonline.

Ylli kosovar është nominuar në dy herë në kategorinë ‘Videoklipi më i mirë’ me dy këngë ‘Let Me Love You’ dhe ‘For You’ në bashkëpunim me Liam Payne.

Kujtojmë që ndarja e çmimeve ‘Brit Awards’ mbahet me 20 shkurt 2019./Indeksonline/