11:49 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Rita Ora s’zhgënjen, “ngacmon” fansat me këto fotografi

Ylli i muzikës ndërkombëtare, vajza nga Prishtina, Rita Ora, njihet si një këngëtare mjaft e dashur dhe atraktive për publikun gjithandej nëpër botë, shkruan Indeksonline.

Me këngët e saj, ajo ka arritur të bënte për vete një numër të madh fansash.

Por nuk është vetëm muzika që vlerësohet nga publiku dhe fansat. Ata gjithashtu vazhdimisht fokusojnë bukurinë dhe format trupore të këngëtares.

Ajo gëzon forma mjaft të mira, gjë që ka bërë që të jetë mjaft e pëlqyer dhe e ndjekur edhe nëpër rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi, ku duket mjaft e bukur dhe duket se as këtë herë ajo s’i ka zhgënjyer miliona fansa që e ndjekin atë. /Indeksonline/