08:25 / E Premte, 05 Janar 2018 / indeksADMonline

Rita Ora “panikon” tifozët e Liverpoolit për Coutinhon [Foto]

Transferimi i Philippe Coutinhos nuk ka qenë kurrë më afër Barcelonës dhe tifozët e Liverpool janë bërë të “ndjeshëm” ndaj çdo gjëje që mund të njoftoj se transferimi po ndodh.

Në Anfield kanë refuzuar tri oferta për yllin e tyre – oferta e fundit që refuzuan ishte 114 milionë funte – ndërsa tani ata janë duke bërë gati të presin një tjetër ofertë.

Gjigantët e La Ligës tani janë të gatshëm të ofrojnë më shumë se 130 milionë funte për të siguruar që ata të arrijnë objektivin e tyre kryesor në janar.

Dhe me tifozët e Liverpool më nervoz se kurrë, ata madje ‘kërcyen’ kur Rita Ora zbuloi se do të bënte një njoftim në Twitter.

Coutinho mungonte nga ndeshja e fundit e Premier Ligës kundër Burnley dhe shumë tifozë të Reds kishin frikë nga më e keqja.

Duke folur në një konferencë shtypi të enjtën, Jurgen Klopp kishte deklaruar :

“Të gjitha gjërat që unë mund të themi tani do të krijojnë storie, nuk kam asgjë për të thënë” .

“Cfarë do që të them nuk do të më ndihmonte mua, lojtarin apo klubin. /IndeksOnline/