15:14 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019

Rita Ora përkrah Dj të njohur, mesazh për shqiptarët: Sa më shumë që jemi, aq më mirë

Rita Ora është takuar me Dj e njohur kosovar, Dj Regard përkrah të cilit ka publikuar edhe fotografi.

Dardan Aliu që njihet me emrin artistik, Dj Regard numëron suksese të shumta në botë, e së fundi ai mori pjesë në koncertin e përvitshëm të “Jinge Bell Ball” në Londër përkrah artistëve të njohur botërorë, shkruan Indeksonline.

Në këtë event mori pjesë edhe këngëtarja shqiptare, Rita Ora e cila u takua me Dj dhe tregoi se ndihet krenare me sukseset e çdo shqiptari në botë.

“Kosova ngrihuni në këmbë, faleminderit që erdhe të më shohësh, shumë e lumtur për sukseset e tua Dj Regard! Sa më shumë që jemi nëpër botë, aq më mirë. Vazhdo të fitosh dhe të shkëlqesh si yll që je”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e fotografisë.

Kujtojmë që emra shqiptarë në tregun e muzikës botërore po shtohen për ditë e më shumë, gjë e cila na bën të krenohemi./Indeksonline/