12:20 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020

Rita Ora përkujton gjyshin e ndjerë me një dedikim në shqip: Të dua shumë!

Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka festuar ditëlindjen e motrës së saj Elena Ora, por në të njëjtën ditë ishte edhe përvjetori i ndarjes nga jeta të gjyshit të saj.

Artistja e njohur postoi një foto të gjyshit të saj dhe shkroi se i mungon shumë. “Gjysh të dua shumë!”, shtoi këngëtarja në shqip.

Ndërsa në postimet e tjera, Rita u kujdes t’ia zbukuronte ditën motrës së saj duke publikuar momentet e tyre më të bukura.

“Jam e lumtur çfarë kemi arritur bashkë. Faleminderit që je gjithmonë aty për mua”, shkroi Rita për të motrën, e cila u bë menaxherja e këngëtares kur ajo ishte vetëm 18-vjeçe.

Ndërkohë, Rita ka nisur punën për projekte të reja që pritet të promovohen së shpejti.