07:14 / E Hënë, 04 Qershor 2018 / indeksADMonline

Rita Ora publikon pamje të koncertit, falënderon 250 mijë shqiptarët e pranishëm (Foto)

Këngëtarja Rita Ora ka mahnitur mbrëmë të gjithë shqiptarët me performancën e saj në “zemër” të Tiranës.

Madje ajo ka surprizuar ata me vallen e ‘Shotës’ performancë kjo të cilën e kishte bërë edhe në Prishtinë.

Por pas përfudnimti të koncertit, Rita nuk ka hezituar që publikisht t’i falënderojë të gjithë ata që ishin prezent në Tiranë për të.

“Të gjithë ju, 250 mijë person faleminderit që ishit sonte. Ju keni mund të jeni kudo në botë por zgjodhët të jeni këtu me mua. Kushdo që ka ndihmuar të realizoj këtë, pata kohën më të mirë ndonjëherë. Verona shihemi së shpejti”, ka shkruar ndër të tjerash Rita Ora./Indeksonline/