15:37 / E Mërkurë, 12 Prill 2023 / shkelqim osmanaj

Rita Ora publikon të tjera imazhe nga paraqitja atraktive në klipin “Praising You”

Rita Ora ndau një seri fotografish dhe shijoi një vakt jashtë në Australi ndërsa priste publikimin e këngës së saj të re të mërkurën.

Në llogarinë e saj në Instagram, ajo publikoi disa fotografi nga klipi i saj i ri në ardhje “Praising You”, regjinë e të cilit e ka realizuar bashkëshorti i saj, Taika Waititi, 47 vjeç, shkruan DailyMail.

Ylli i muzikës pop, 32 vjeçe, e cila aktualisht ndodhet në Australi për spektaklin “The Voice Australia”, pozoi me një veshje të guximshme të materialit PVC për disa fotografi, duke zbuluar barkun e saj të tonifikuar.

Ajo i la flokët e saj bionde në valë të gjata të lirshme dhe në një tjetër pozë, mbajti duart lart ndërsa kërcente në video.

Ajo shkroi në mbishkrimin e fotografive: “Vetëm më shumë se një javë derisa ‘Praising You’ në bashkëpunim me Fatboy Slim do të publikohet së bashku me videon e mahnitshme që bëra me dashurinë time Taika Waititi. Mezi pres që ju ta shihni këtë”.