19:30 / E Enjte, 20 Qershor 2019 / indeksADMonline

Rita Ora publikon videoklipin e ‘Ritual’

Rita Ora ditë më parë ka lansuar projektin e ri ‘Ritual’ në bashkëpunim me Dj Tiesto dhe Jonas Blue.

Ndërsa tani kënga është finalizuar edhe me videoklip i cili tashmë është publikuar edhe në kanalin ‘Youtube’, shkruan Indeksonline.

Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes llogarisë së saj në Instagram e cila ka treguar se me sa dashni dhe përkushtim e kanë bërë realizuar këtë projekt.

“Videoklipi i ‘Ritual’ është publikuar! Ne ishim të bekuar që e vendosëm këtë pjesë të artit për ju dhe shpresoj që ta doni atë aq shumë sa e dua unë.!”, ka shkruar Rita./Indeksonline/