10:31 / E Hënë, 29 Korrik 2019 / indeksADMonline

Rita Ora së bashku me prindërit në pushime, ju njofton me babain e saj

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora po korrë suksese të mëdha me muzikën e saj që po pëlqehet shumë në arenën ndërkombëtare, shkruan Indeksonline.

Ajo ka qenë mjaft e angazhuar me koncerte nëpër vende të ndryshme nëpër botë.

Por ajo ka gjetur pak kohë për tu bashkuar me prindërit në pushime, ata po qëndronin prej disa ditësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, saktësisht në Malibu.

E nga atje Rita është shfaqur mjaft e lumtur përkrah prindërve duke kaluar çaste relaksi.

Së fundmi Rita ka publikuar një fotografi të babait të saj Besnikut.

Duke shprehur dashurinë për babain ajo ka ndarë imazhin e tij me miliona fansa. /Indeksonline/