10:18 / E Shtunë, 06 Janar 2024 / Gj. Sh

Rita Ora shpreh dëshirën për të bashkëpunuar me Dua Lipën

Ylli i famshëm me origjinë shqiptare, Rita Ora dëshiron të krijoj këngë të re me Dua Lipën, Bebe Rexhën dhe Ava Max-in, pra me ikonat shqiptare të cilat veprojnë dhe jetojnë jashtë Kosovës dhe Shqipërisë.

Këngëtarja dhe aktorja 33-vjeçare shpreson që ajo, Dua, Bebe dhe Ava mund të bashkëpunojnë së bashku në një këngë të re.

Duke folur në podcastin “Not Skinny But Not Fat”, ajo tha: “Tani kemi Dua Lipën dhe Bebe Rexhën gjë që është e mrekullueshme”.

“Unë mendoj se është një gjë e natyrshme që ne krahasohemi, veçanërisht pasi nuk ka shumë prej nesh në atë pjesë të botës. Por ne nuk mund të ishim më ndryshe, ne të tria”, shtoi Ora.

Kur u pyet nëse do të ishin bërë ndonjëherë bashkë në bashkëpunime, ajo u përgjigj: “Po, me Ava Max dhe Bebe kemi punuar bashkë. Ende jo aq shumë me Duan, por do të ishte mirë nëse të gjithë do të bënim diçka së bashku. Vetëm për të përfaqësuar”.