13:00 / E Martë, 07 Shkurt 2023 / AR

Rita Ora shtatzënë për herë të parë?

Këngëtarja kosovare me famë botërore ka ndezur thashetheme se ajo është shtatzënë për herë të parë. Ky dyshim erdhi pasi disa javë më parë konfirmoi martesën më Taika Waititi.

32 vjeçarja zbuloi se ishte martuar vitin e kaluar, transmeton Indeksonline.

Tani Rita me një postim ka trullosur fansat. Në mbishkrimin e postimit ka shkruar: “Dump a bump bump”.

Menjëherë fansat e pyetën se ky përshkrim mos ka kuptim tjetër.

Një fans shkroi: “vajzëëëëëë, mos thuaj këtë se emocionohem shpejt!!!!”.

Por sesi qëndron e vërteta ende nuk dihet dhe fansat po presin me padurim një përgjigje nga ajo./Indeksonline/