75 Mall Live Search
21:36 / E Premte, 25 Maj 2018 / indeksADMonline

Rita Ora takohet me futbollisten e famshme kosovare, ndjehen shumë shqiptare (Foto)

Rita Ora është takuar me futbollisten e famshme kosovare, Kosovare Asllani. Ka qenë futbollistja nga më të mira në Evropë ajo që ka publikuar pamje nga takimi i tyre.

Takimi i dy shqiptareve të famshme ka qenë vërtetë ngazëllyes ndërsa Asllani ka thënë me krenari se është shqiptare.

“Në Mynih në takim me Rita Orën. Duke e përfaqësuar me krenari Kosovën përmes profesioneve tona. Jemi shqiptare” shkruan Asllani në fotot me Rita Orën.

Kosovare Asllani është pjesë e skuadrës së famshme suedeze për femra, Linkoping./Indeksonline/