11:49 / E Shtunë, 06 Qershor 2020 / indeksADMonline

Rita Ora zotohet në mbështetjen e organizatave që luftojnë racizmin

Rita Ora ka treguar mbështetjen e saj për organizatat që po luftojnë kundër dallimeve racore.

Artisjta shqiptare në një status në rrjetet sociale tha se zotohet se do të u jap vëmendje këtyre organizatave dhe të njëjtën gjë e kërkojë edhe nga ndjekësit e saj.

29 vjeçarja ditë më parë është bashkuar me artistët e tjerë në fushatën “Jeta e personave me ngjyrë ka rëndësi.

“Çdo ditë të javës tjetër do të ndaj një organizatë të ndryshme që ka nevojë për ndihmën tuaj dhe do t’i bëj ato të spikatura në faqen time. Unë zotohem të dhuroj dhe të forcoj shikueshmërinë e tyre dhe po ju kërkoj të bashkoheni me mua. Sot po vë në vëmendje @campaignzero, një burim i rëndësishëm që punon për t’i dhënë fund dhunës policore. “Artistët për jetën e personave me ngjyrë”, ka shkruar Rita në postim.

Rikujtojmë që e gjithë kjo erdhi pas vrasjes së afro-amerikanit, George Floyd nga një polic./Indeksonline/