Rita shfaqet joshëse në veshjen e koncertit të mbrëmshëm (Foto)
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila i dha kuptim jubileut të parë të pavarësisë, ka publikuar disa foto nga nata e djeshme e veshur kuq e zi, shkruan Indeksonline.
Në fotot e Ritës, ajo duket shumë seksi, duke shfaqur kështu format e saj trupore.
Mbrëmë Rita arriti të mbledhë në sheshin e Prishtinës rreth 300 mijë persona, të cilëve u dha emocione të papërshkrueshme me performancën e saj të shkëlqyer.
Ndërkaq, momenti kulminant ishte vallëzimi i saj me vallen e Shotës./Indeksonline/