14:35 / E Premte, 07 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Riuqi Pig: Këmbët e mia po dridheshin

Mesfushori i Barcelones B, Riqui Puig, debutoi të mërkurën me skuadrën e parë në ndeshjen e Kupës, në mes të FC Barcelona dhe Cultural Leonesa.

Puig komentoi se ai kishte iluzionin se ishte në gjendje të debutonte në Camp Nou:”Unë kam pasur iluzionin e përpjekjes për të bërë debutimin tim në Camp Nou. Ndeshja e Copa del Rey me të gjithë njerëzit në stadium më bëri shumë të gëzuar, mendoj se ishte një debutim mbresëlënës dhe shumë falënderime për shokët për inkurajimin që më dhanë.

“Në pjesën e parë duart e mia ishin djersitur dhe isha pak nervoz. U përpoqa të tregoj aftësitë e mija ndonëse këmbët e mia më dridheshin ngapak, por në fund gjithcka shkoi shumë mirë” deklaroi talenti i La Masias. /IndeksOnline/