23:38 / E Enjte, 26 Shtator 2019 / indeksADMonline

Rivaldo flet për lëndimet e Messit

Lionel Messi ka pësuar përsëri një lëndim në ndeshjen ndaj Villareal dhe rikthimi i tij ende nuk dihet.

Në lidhje me këtë çështje ka folur edhe legjenda e këtij klubi, Rivaldo,

” Barcelona duhet ta lejojë Messin të shërohet plotësisht në mënyrë që ai të mos vuajë një përsëritje të plagëve të tij menjëherë pas kthimit në ekip. Nuk ka rëndësi nëse i mungojnë dy, tre javë ose një muaj. Të jesh 32 nuk është njësoj si të jesh 25, kështu që duhet të menaxhosh më mirë fitnesin tënd. Unë nuk e shoh këtë si një shenjë rënie te Messi, megjithatë, pasi ai do të kthehet dhe të ketë disa vite më shumë në nivelin më të lartë” – u shpreh ai.

Braziliani gjithashtu foli edhe për çmimin e lojtarit më të mirë në botë që të hënën e fitoi Messi

” Unë besoj se Messi e meritonte FIFA ‘ çmimin më të mirë për gjithçka që ka bërë sezonin e kaluar. Ai fitoi vetëm La Liga, por ai shënoi më shumë se 50 gola dhe asistoi 20, duke luajtur pothuajse 60 ndeshje” – përfundoi Rivaldo./Indeksonline/