10:24 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

Rivaldo: Neymar dhe Ronaldo do të shkëlqenin në krahë të njëri-tjetrit

Neymar nuk dëshiron të qëndroj te PSG dhe tashmë është duke kërkuar një skuadër të re.

Real Madrid, Barcelona dhe Juventus janë skuadrat e interesuara për të, por çmimi i lartë i vendosur nga francezët është problemi kryesorë.

Legjenda braziliane, Rivaldo ka thënë se do të ishte shumë mirë që bashkombasi i tij të luaj përkrahë Ronaldos.

Do të ishte mirë të shohim Neymar të luante përkrah Cristiano Ronaldos. Unë besoj se do të ishte e mrekullueshme që CR7 ta kishte Neymar në krah të tij, pasi braziliani do ta ndihmonte shumë me asistime dhe gola gjatë gjithë sezonit“, ka thënë fituesi i Topit të Artë.

Ka vetëm një javë kohë që e ardhmja e Neymar të vendoset përndryshe ai do të qëndroj në PSG. /IndeksOnline/