19:36 / E Premte, 19 Prill 2019 / indeksADMonline

Rivali i Joshuas del përsëri pozitiv në doping, tre rivalët që mund ta sfidojnë super boksierin

Jarrell Miller ka dalur përsëri pozitiv në testin e dopingut. Testi i tij pozitiv për substancën e ndaluar GW1516 është rikonfirmuar përsëri dhe tashmë gjasat për meçin me Joshuan janë të vogla.

Kjo përballje ishte vendosur të ndodhë me 1 qershor të këtij viti, por që me shumë gjasa nuk do të ndodhë.

Promoteri Eddie Hearn është duke kërkuar një rival të ri për Joshuan. Luis Ortiz, Kubrat Pulev dhe Adam Kownacki tri alternativat më të mundshme të momentit./Indeksonline/