08:48 / E Shtunë, 19 Nëntor 2022 / A. M.

Rivali i Lladrovcit, Driton Ajazi tregon se për çfarë bashkëbisedoi me Ramush Haradinajn në Drenas

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj mbrëmë ishte në Drenas ku ka takuar qytetarët dhe përfaqësues të subjekteve politike për të diskutuar rreth zhvillimeve politike në vend.

Kreu i DD-së, Driton Ajazi ishte pjesë e këtij takimi i cili ka sqaruar pjesmarrjen aty.

“Fokusi i bashkëbisedimit ishte dialogu dhe situata politike, ekonomike dhe e sigurisë në vend dhe pozicioni ynë karshi aleatëve tanë ndërkombëtar”, ka thënë Ajazi, transmeton DrenicaOnline.

Postimi i plotë i Ajazit:

Sonte, me ftesë të Kryetarit të degës së AAK-së në Drenas, z.Beqir Kiqina, si përfaqësues i DD-së, së bashku edhe me Asambleistin z.Hamit Haxhiu, mora pjesë në bashkëbisedimin me Kryetarin e AAK-së z.Ramush Haradinaj dhe me bashkëqytetarë dhe me përfaqësues të subjekteve tjera politike nga Komuna jonë.