18:28 / E Premte, 30 Nëntor 2018

River Plate-Boca Juniors, biletat për Madrid po shkojnë “si hallve”

Vendimi që finalja e Kupës Libertadores të zhvillohet në Madrid ka bërë që aeroportet e kryeqytetit spanjoll të bëhen gati për rekorde.

Vetëm pas një dite të bërjes publike të këtij vendimi, të gjitha agjensitë e fluturimeve argjentinase për në Madrid kanë njoftuar se nuk kanë më vende të lira për fluturim në javën e ardhshme.

Poashtu, janë regjistruar shumë rezervime në hotele nga Argjentina.

Në qytet është vendosur që tifozeritë e dy skuadrave të jenë largas nga njëra tjetra për të shmangur incidentet.

Interesim i madh për rezervim të biletave janë regjistruar edhe nga qytete të ndryshme latine, si Lima, Sao Paolo e Montevideo.

Ndeshja do të zhvillohet me datë 9 dhjetor./Indeksonline/

Mos i humb