20:57 / E Martë, 29 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Rizvanolli njofton se Telekomi ka më në fund bilanc pozitiv

Ministria e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka vizituar sot Telekomin e Kosovës ku u informua rreth rikthimit të trendit pozitiv të zhvillimit.

Ajo tha se Qeveria e Kosovës, do ta mbështes Telekomin gjatë rrugës për rimëkëmbje, duke e quajtur menaxhimin e deri tashëm si keqmenaxhim.

‘’ Qeveria është e përkushtuar që ta mbështesë Telekomin në rrugën e rimëkëmbjes nga një vazhdimësi e keqmenaxhimit shumëvjeçar. Keqmenaxhim i cili jo vetëm që e ngadalësojë zhvillimin, por edhe shkaktoi një trend negativ financiar e shërbime të denigruara’’, tha ajo.

Më tutje ajo bëri me dije se Telekomit i janë ngritur të hyrat për 8%, kurse shpenzimet i janë ulur për 9%.

Postimi i plotë:

Sot kisha kënaqësinë ta vizitoj Telekomin e Kosovës dhe të informohem drejtpërdrejt me rikthimin e trendit pozitiv të zhvillimit nga Kryesuesi i Bordit, Z. Shpetim Dobra dhe U.D Kryeshefja Ekzekutive, Znj. Burbuqe Hana.

Qeveria është e përkushtuar që ta mbështesë Telekomin në rrugën e rimëkëmbjes nga një vazhdimësi e keqmenaxhimit shumëvjeçar. Keqmenaxhim i cili jo vetëm që e ngadalësojë zhvillimin, por edhe shkaktoi një trend negativ financiar e shërbime të denigruara.

Tani këtë vit, Telekomi ka ngritje të të hyrave prej 8%, e ulje të shpenzimeve prej rreth 9%. Për herë të parë që nga viti 2015, Telekomi bilancin financiar e ka pozitiv po të mos ishte pakoja dalëse e punëtorëve për eliminimin e pozitave të dyfishuara.

Gjatë javëve në vazhdim do ta mbështesim Telekomin që të zgjerojë rrjetin edhe në komunat veriore të vendit. Ndërsa, me investimet e planifikuara për vitin e ardhshëm, Telekomi do të fillojë migrimin e plotë në kodin telefonik të Kosovës +383, e gjithashtu konsumatorët do të vërejnë përmirësimet në shërbim që në muajin mars dhe prill të vitit të ardhshëm./IndeksOnline/