20:58 / E Hënë, 15 Gusht 2022 / AR

Rizvanolli reagon pas kthimit të furnizimit të rregullt me energji elektrike

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka reaguar pas ndërprerjes së reduktimeve me energji elektrike, që ishin duke u zbatuar në tërë Kosovën.

Reduktimet u ndalën pasi Shqipëria i doli në ndihmë Kosovës për furnizim të rregullt me energji elektrike të qytetarëve.

Ministrja Rizvanolli ka shkruar në Twitter se KEK-u i ka dhënë Shqipërisë 121.7 mijë megavat energji në orë, ndërsa sot Kosova po merr më pak se një mijë megavat, në mënyrë që të shmangen reduktimet.