16:35 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

Roben: Ky është trajneri më i mirë që kam punuar

Ish-sulmuesi i Bayern Munich, Real Madridit dhe Chelseas, Arjen Robben ka thënë se Pep Guardiola është trajneri me i mirë që ka punuar.

Robben ishte nën urdhrat e teknikut spanjoll gjatë kohës kur Guardiola ishte në “Allianz Arena”.

Holandezi ka thënë se ky është një vendim i vështirë, mirëpo spanjolli është me i miri.

“Është një vendim i vështirë, kam kaluar shumë kohë të mirë me shumë trajnerë. Nëse me pyesni kush është me i mirë, mund të them Pep Guardiola. Për futboll është brilant. Kur Pep u transferua, unë isha 30 vjeç, në atë moshë shumë lojtarë behën me të dobët, por nën urdhrat e tij, unë isha ende me i mirë. Luajta në pozicione në të cilat nuk kam menduar ndonjëherë që mund të luaj. Ishte me i miri,” tha ai.

Pas 10 vitesh të suksesshme në Gjermani, 35 vjeçari i ka dhënë fund aventurës te skuadra më e madhe e Bundesligës. /IndeksOnline/