23:36 / E Diele, 16 Qershor 2019 / indeksADMonline

Roberto Carlos me pasim spektakular, si në kohet e arta

Roberto Carlos ka qenë mbrojtësi i krahut më i madh i brezit të tij. Ai ka revolucionuar mënyrën se si mund të sulmojnë mbrojtësit anësorë.

Braziliani ka qenë i pranishëm në Soccer Aid 2019, që është zhvilluar në Stamford Bridge. Ish-yjet e Anglisë u ndeshën me një formacion të ish-yjeve të botës dhe të gjitha paratë do të shkojnë drejt UNICEF.

Gjatë ndeshjes, Carlos ka treguar se nuk i ka humbur aftësitë e tij, duke dhënë një pasim të pabesueshëm me thembër te Robert Pires.