18:30 / E Hënë, 04 Tetor 2021 / OSH

Roberto drejt largimit, ylli i Milanit shihet si zëvendësues i tij

Sergi Roberto mund të largohet verën që po vjen nga Barcelona pasi i skadon kontrata.

Agjenti i futbollistit spanjoll në një prononcim për Mundo Deportivo tha se momentalisht nuk ka bisedime për vazhdimin e kontratës, transmeton Indeksonline.

Tutje “Mundo Deportivo” raporton që Barcelona ka filluar të mendoj zëvendësimin e Robertos.

Sipas këtij mediumi, mesfushori i Milanit, Franck Kessien shihet si ideal për ta zëvendësuar spanjollin.

Katalunasit munden në janar të hidhen në sulm për Kessien./Indeksonline/