10:30 / E Enjte, 01 Korrik 2021 / Blerim

Roberto Martinez: Topi i Artë? Nëse do kisha 100 euro, do të vija bast për…

Kombëtarja e Belgjikës do të përballet në çerekfinale të EURO20 me Italinë të premten në mbrëmje.

Trajneri i ‘Djajve të Kuq’, Roberto Martinez ka dhënë një intervistë për ‘GOAL’, ku ka folur edhe për ‘Topin e Artë’, shkruan IndeksOnline

“Topi i Artë? Po të kisha 100 euro, do të vija bastin në këtë mënyrë. 50 euro do fusja për Romelu Lukakun dhe 50 për Kevin de Bruyne”, ka thënë Martinez

Trajneri po ashtu dha lajmin e madh për tifozët e Belgjikës. Dy futbollistët, Kevin De Bruyne dhe Eden Hazard janë të gatshëm edhe pse në ndeshjen e fundit pësuan lëndime.

“U tha se mbaroi EURO për dy lojtarët, por megjithatë nuk është ashtu”, vazhdoi tutje trajneri i Belgjikës

Ish-trajneri i Evertonit foli edhe për trajnerin e Italisë, Roberto Mancinin.

“Ajo që Mancini ka bërë me Italinë është një shembull. Tridhjetë e një lojë pa u mposhtur, kjo thjeshtë ju tregon punë e tij të palodhshme dhe fantastike”, përfundoi tekniku

Ndeshja mes Belgjikës dhe Italisë zhvillohet në stadiumin gjerman ‘Football Arena’ të premten nga ora 21:00./IndeksOnline/