09:31 / E Mërkurë, 06 Mars 2024 / G T

Roberto Martinez paraqitet befasisht në CBS Sports, tregon pse e shikoi ndeshjen Bayern-Lazio

Trajneri i Kombëtares së Portugalisë, Roberto Martinez u paraqit befasisht mbrëmë në emisionin e famshëm të Ligës së Kampionëve “CBS Sports”.

Në studio të gjithë u befasuan, përfshi këtu edhe ish-asistentin e tij, Thierry Henry, shkruan Indeksonline

Martinez tregoi se pse ishte i pranishëm në stadiumin “Allianz Arena”, duke shikuar ndeshjen mes Bayern Munich dhe Lazios.

“Isha për ta parë Raphael Guerreiro”, u shpreh Roberto Martinez teksa bisedonte dhe analizonte ndeshjen me mysafirët e përhershëm në studio të CBS-së.

Kujtojmë që Portugalia gjatë muajit mars zhvillon dy ndeshje miqësore, përfshi këtu ndeshjen ndaj Suedisë më 21 mars dhe ndaj Sllovenisë më 26 mars./Indeksonline./