00:21 / E Diele, 18 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Robin Krasniqi mbron titullin

Boksieri shqiptar Robin Haxhi Krasniqi ka arritur të mposht boksierin e Venezuelës Ronny Landaeta.

Robini arriti që vetëm me vendimin e gjyqtarëve ta fitoj këtë ndeshje, duke mbrojtur kështu titullin e kategorisë  Super të Mesme EBU.

Në një meç 12-rundesh në Dessau, Krasniqi fitoi me pikë pasi ishte më i mirë si kundërshtari i tij, veçanërisht në pesë rundet e para.

Në fakt, Landaeta u caktua për të boksuar me Krasniqin në momentet e fundit, pasi kundërshtari i paraparë i Krasniqit, Stefan Hartel, ishte tërhequr në çastet e fundit./Indeksonline/