10:03 / E Martë, 22 Shtator 2020 / indeksADMonline

Robin Krasniqi, në tetor, lufton për titullin kampion bote kundër “bishës” gjermane

Boksieri kosovar, Haxhi Robin Krasniqi në muajin tetor do të boksojë për titull bote.

Sot pritet të bëhet zyrtare, që më 10 tetor Krasniqi do të ndeshet me boksierin e njohur gjerman, Dominic Bosel, transmeton Indeksonline.

Boseli, që është kampion botëror në kategorinë WBA, do të duhet ta mbronte titullin e tij në ndeshjen kundër Krasniqit.

Dominic Boesel set to defend against Zac Dunn - - Boxing News - Ring News24

Boksieri gjerman nga 31 ndeshje sa ka në karrierë, ai ka fituar 30 dhe ka humbur vetëm një.

Krasniqi muajin e kaluar arriti të shënonte fitore kundër Stanislav Enschnerit.

Muajin e ardhëm, boksieri nga Juniku ka mundësi që të bëhet kampion bote./Indeksonline/