10:01 / E Hënë, 20 Janar 2020 / indeksADMonline

Rodriguezi i mbetet në “derë” Milanit, Fenerbahçe s’mund ta transferojë

Ardhja dhe shkëlqimi i Theo Hernandezit te Milani e ka lënë në hije Ricardo Rodriguezin.

Zvicerani ishte shumë pranë largimit drejt Fenerbahçes në Turqi, por gjërat tashmë kanë marrë kah tjetër, shkruan Indeksonline.

Federata Turke e Futbollit ia ka ndaluar transferimet skuadrës së Vedat Muriqit për këtë afat kalimtar.

“Federata Turke na ka informuar se ne nuk mund të blejmë lojtarë,” tha presidenti i klubit nga Stambolli, i cili tashmë ka njoftuar se do të apelojë.

Nëse gjërat nuk ndryshojnë dhe nuk pranohet apeli, atëherë Rodriguezi do të vazhdojë të mbetet në “San Siro”.

27-vjeçari u transferua në Milan në vitin 2017 nga Wolfsburgu, ku deri në këtë sezon ka qenë titullar i pazëvendësueshëm. /IndeksOnline/