15:57 / E Hënë, 10 Gusht 2020 / C E

Rodriguez vendos të largohet, ky është destinacioni i ardhshëm

Ricardo Rodriguez i Milan është shumë pranë arritjes së një marrëveshje për tu transferuar tek Torino.

Siç raporton Calcio Mercato, 27 vjeçari ka vendosur të largohet nga San Siro përkundër faktit që ka edhe një vit kontratë të mbetur me Rossonerët.

Rodriguez ka luajtur vetëm 5 ndeshje për skuadrën e Milan para se të dërgohej në huazim tek gjigantët holandez të PSV.

Ardhja e Theo Hernandez e ka lënë në bankë rezervë zviceranin që vitet e fundit ka qenë titullar në krahun e majtë. /IndeksOnline/