21:05 / E Premte, 12 Korrik 2019 / indeksADMonline

Roger Federer në finale të Wimbledonit

Roger Federer arriti të fitojë kundër Rafael Nadal për të arritur kështu në finalen e meshkujve, në Tennis. Në të cilën do të luaj kundër Novak Gjokoviç.

Ka pasur disa raste, gjatë njëmbëdhjetë viteve të fundit, kur njerëzit e kanë nënvlerësuar Roger Federer në Wimbledon. Ai humbi në çerekfinale në vitet e njëpasnjëshme, në 2010 dhe 2011.

Rivaliteti më i madh, Roger Federer vs Rafael Nadal ka qenë pa dyshim ndeshja më e pritur në tenis.

Disa tifozë të tenisit mund të mos pajtohen, por kjo ndeshje ka tërhequr interesimin e botës në përgjithësi, transmeton indeksonline.

Ndërsa takimi, Roger Federer vs Novak Gjokoviç. Do të jetë takimi i pestë i palëve në një finale të Grand Slam. Federer fitoi takimin e parë të tillë,  në finalen e vitit 2007 të SHBA-së. Që atëherë, Gjokoviç fitoi tri takimet e fundit në finalet e mëdha.

Këto numra janë interesante, por asgjë që nuk del si favorizues veçanërisht për një lojtar ose  tjetrin.

Ndeshja në finale në mes tyre do të jetë historike./Indeksonline.