10:49 / E Martë, 03 Tetor 2017 / indeksADMonline

Roja në Kaçanik plagos veten aksidentalisht

Një rast i vetëplagosjes ka ndodhur te varrezat e dëshmorëve në Kaçanik.

Një roje sigurimi në një kompani ka plagosur veten në këmbë, aksidentalisht.

Më pas është dërguar në spitalin e Ferizajt, ku pas trajtimit është liruar, thuhet në raportin e PK-së.

“I dyshuari është intervistuar dhe nga i njëjti është konfiskuar një revole me gaz e llojit Ekol Arl dhe pesë fishekë të kalibrit 9mm. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës./AktivPress