13:31 / E Martë, 20 Prill 2021 / AR

Rolling Film Festival mbyll sot edicionin e 6-të por shiriti i filmave vazhdon të shfaqet

Rolling Film Festival është festivali i vetëm në nivel europian, i cili promovon artin dhe kulturën rome nëpërmjet filmave dhe veprave tjera artistike të prodhuar nga komuniteti rom ose që trajtojnë tema rreth këtij komuniteti.

Edicioni i 6-të si tematikë ka “Gojdhënat – Realiteti i ri” nëpërmjet filmave dhe aktiviteteve të ndryshme në kuadër të festivalit, do të trajtohet tema e jetës së komunitetit rom duke adresuar gojdhënat të cilat kanë ndërtuar një realitet të hidhur për komunitetin duke shtresuar paragjykimet, stereotipet ndaj këtij komuniteti. Por në anën tjetër poashtu, do të prezantoj edhe realitetin në të cilin jeton komuniteti i cili për shumë njerëz mund të tingëlloj si përrallë.

Ceremonia mbyllëse e festivalit Rolling Film Festival do të organizohet sot (20 Prill 2021) nga ora 17:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Të gjithë të interesuarit do të mund të shohin filmin e animuar të zhanrit komedi – DISTRICT 8 me regji të Aron Gauder, prodhim Hungarez.

Nga ora 18:30 do të realizohet ceremonia mbyllëse, me c’rast pjesëmarrjen për të përshëndetur festivalin me një fjalë rasti e ka konfirmuar Kryeministri i Republikës së Kosovës zr. Albin Kurti.

Përtej kësaj, përgjatë ceremonisë do të ndahen edhe cmimi “Young Talent Aëard” për dy të rinj, të cilët do të përfitojnë punë praktike në kompaninë e animacionit – Flamorum.

Fjalime të tjera në këtë ceremoni do të ketë edhe nga zr. Orhan Usein – Drejtor i Programit Roma Integration, në kuadër të Regional Cooperation Council, z. Avni Mustafa – Drejtor i Festivalit dhe znj. Flaka Kokolli – Artiste Animacionit.

Në kuadër të ceremonisë do të shfaqen edhe filmi animuar – Tregimi i diellit dhe hënës, me regji të Szoboszlay Eszter, dhe pastaj filmi GYPSY QUEEN me regji të Hüseyin Tabak.

Të gjithë filmat e festivalit do të vazhdojnë të shfaqen deri me datë 27 Prill, në uebsite: online.rollingfilm.org ndërsa mund të shihen nga këto shtete: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Serbi.

Ndryshe, Rolling Film Festival është projekt i OJQ Roma Versitas Kosovo dhe Romawood.